E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NATO fillon vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot

Vendosja e sistemeve raketore anti-ajrore Patriot ka filluar në Sllovaki për të përforcuar krahun lindor të NATO-s.

Raketa amerikane «Patriot» zhvendosen në Poloni

Sistemet Patriot të Bundeswehr-it

Sisteme raketore anti-ajrore të gatshme luftarake të tipit Patriot të skuadronit të raketave anti-ajrore Bundeswehr.

Njësitë e para kanë mbërritur, njoftoi ministri sllovak i mbrojtjes Nad. Gjermania dhe Holanda po ofrojnë ushtarë dhe sisteme armatimi për këtë mision, me kërkesë të NATO-s.

Sllovakia ka një kufi prej gati 100 kilometrash me Ukrainën dhe druhet se lufta atje mund të përhapet. Sistemet Patriot mund të rrëzojnë avionë, helikopterë dhe raketa edhe në lartësi të mëdha.Sllovakia është anëtare e NATO-s dhe BE-së që nga viti 2004.

Raketa amerikane «Patriot» zhvendosen në Poloni

Rritje e interesit për të shërbyer në ushtrinë gjermane

Me luftën në Ukrainë, interesi për shërbim në forcat e armatosura gjermane është rritur dukshëm. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha për gazetat e grupit mediatik Funke, në tre javët e fundit në faqen e internetit dhe në linjën e karrierës së Bundeswehr-it është regjistruar një numër dukshëm më i lartë kërkesash. Edhe rezervistët kanë vendosur kontakte me trupat. Gatishmëria për t’i shërbyer dhe mbështetur forcat e armatosura, Bundeswehrin në kohë krize është e lartë, shkruan ministria. Shifra nuk u bënë të ditura. Si do të ndikojnë konkretisht këto kërkesa në rekrutimin e Bundeswehr-it nuk dihet ende për shkak të periudhës së shkurtër kohore që nga fillimi i luftës.

aud (dlf)

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra