E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Naim Dedushaj, një akt mirënjohje për senatorin amerikan Alfonse D’Amato

Veprimtari atdhetar e politik Naim Dedushaj i Kosovës ka dalë në këtë foto me Senatorin Republikan nga Shteti i New Yorkut, Alfonse D’Amato, i cili shërbeu në Senatin Amerikan nga viti 1981-1999 .

Senatori D’Amato ishte përkrahës shumë i madh i Kosovës dhe i Shqiptarëve në përgjithësi,  një sponsorues i shumë Rezolutave për Kosovën në Senatin Amerikan !

Naim Dedushaj, në faqen e tij në FB thekson se është meshumë randësi të veçantë të potencohet një kontribut shumë i madh i senatorit amerikan D’AMATO për Kosovën , gjatë Luftës në Kosovë në vitin 1998: “Ishin bllokuar fondet e Qeverisë në atë kohë nga Europa për të dërguar fonde e ndihma për Kosovën, prandaj një grup Shqiptaro-Amerikan shkuam në zyrën e Senatorit Republikan D’Amato dhe kërkuam ndihmën e tij. Ai menjëherë intervenoi dhe fondet u zhbllokuan brenda 24 orëve. Zoti i bekoftë miqtë tanë Amerikanë !”

Ky fakt i sjellë e ky akt i përcjellë nga veprimtari kombëtar Naim Dedushaj i Kosovës dardane është një tjetër tregues i vlerësimit të lartë e mirënjohjes së thellë të popullit shqiptar ndaj senatorit amerikan Alfonse D’Amato, ndaj Amerikës, mikes ma të madhe strategjike të shteteve e trevave etnike shqiptare në Ballkan.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra