E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

NA LE TË PIKËLLUAR, MIK Ahmet Rexhep KELMENDI

Me pikëllim thellë në shpirt po i shkruaj këta pak rreshtamalli e dhimbje për ty, miku im i çmuar, Ahmet.

Mortja, ajo që gjithmonë merr e asnjëherë nuk jep, ma rrëmbeu mikun tim, Ahmet Rexhep Kelmendin; 26 gushti i këtij viti ia ndali zemrën, ia mori shpirtin. Errësira, kjo vello e trishtë, që nata e zezë e 25 gushtit fillonte të shtrinte pëlhurënmbi qytetin e Pejës e rrëzë Grykës së Rugovës, trishtonte. Gjendja shëndetësore e keqësuar të kishte futur në rrugënpakthim, miku im.

Një natë e gjatë, pambarim. Vdekja, ky armik i frikshëm, sillej vërdallë deri në kohën e saj. Zëri nuk të dilte, ai ishtearratisur. Lumenjë lotësh e lutjesh pambarim zbrazeshin nëKosuriq të Lugut të Baranit: “Mos më le vetëm o, i bekuari i jetës sime“, përlotur, thërriste Zyryfaja, “Mos na le babë“, si në kor vajtimi luteshin djemtë dhe vajzat, “Të lutemi gjyshmos ik! Duam të rritemi me ngrohtësinë e shpitit tënd“, dhimbshëm luteshin nipat dhe mbesat.

Magbeti, ky përbindësh i etur ma vrau gjumin e, shpirtinuk gjente qetësi; më ishte dalldisur në pezëm, mallishpërvëluar. Veç psherëtinte e rënkonte, si një zog i rënë ngafoleja në rrugëtime drithëruese e në kërkim të mikut, që pondahej nga ne përgjithmonë E papritura e së nesërmes, 26 gushti 2021, si vetëtima vrau shpirtin tim. Lumi i jetës sëmikut tim, Ahmetit, u zbraz në detin e pafund.Përmes portëssë ndriçimit kaloi në botën e përtejme. Atje, në parajsën sublime të merituar.

E mua, më mbetën kujtimet për orët më të mira qëkaluam së bashku.Miku im i çmuar, Ahmet, sa herë më takoje, të vinte zemra te sytë. Gëzimi yt i çiltërsh prehte një gëzimmiqësor e pa mashtri. Ajo ishte natyra e jote që Zoti ta kishtedhuruar nga shembelltyra e Tij. Ishe mbartës, përcues e përcjellës i një modestie, aq të jashtëzakonshme e thellësishtnjerëzore e po kaq admiruese. Ishe njohës i mirë i jetës që na rrethonte. Në takimet tona, me biseda të përzemërta, e braktisnim natën.

Bekuar dheu i tokës nanë që të ruan në gjirin e vet! Lavdinë dy botërat!

Maxhun SMAJLI

Kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve“ në Gjermani

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra