Nga Kastriot Dervishi
Personi mbi kalë është Miladin Popoviçi.
Në pyjet e bukura të Shqipërisë, kalin e tërheq një shoqe lufte.
Kapardisja e tij dhe fotografimi në këtë formë, nuk janë veprime të rastësishme. Tregojnë shumë.
E mërkurë, 18 nëntor 2026
Nga Kastriot Dervishi
Personi mbi kalë është Miladin Popoviçi.
Në pyjet e bukura të Shqipërisë, kalin e tërheq një shoqe lufte.
Kapardisja e tij dhe fotografimi në këtë formë, nuk janë veprime të rastësishme. Tregojnë shumë.
Popoviçi qëndroi pranë komunistëve të Shqipërisë nga tetori 1941 e deri në shtator 1944.
Ishte drejtuesi politik i PKSH-së, ndërsa Dushan Mugosha (i cili qëndroi në Shqipëri në shtator 1941 deri në maj 1944) ishte drejtuesi ushtarak.
Te komunistët vihet re një dukuri e çuditshme.
Ndërsa flasin në propagandën e tyre për “luftë heroike” në atë kohë, nuk përmendin asnjëherë meritat e dy drejtuesve jugosllavë të partisë së tyre.
Thënë ndryshe, është njësoj si të lavdërosh ushtarët e të mos zësh në gojë gjeneralët. Çfarë bënin pra Miladini e Dushani pasi formuan partinë komuniste?
Pse qëndronin ende në Shqipëri?
Shiheni foton e vitit 1943. Një vajzë e re udhëheq kalin e jugosllavit Popoviç.
Simbolika është e qartë në çfarëdo lloj drejtimi.
Miladini ishte në fakt “beu” i komunistëve të Shqipërisë.
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026


