E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

”Microsoft” investon 15,2 miliardë dollarë për IA

¨Microsoft” njoftoi një investim prej 15,2 miliardë dollarësh në inteligjencën artificiale (IA) në Emiratet e Bashkuara Arabe deri në vitin 2029.

”Gjiganti amerikan i teknologjisë ka investuar 7,3 miliardë dollarë në vend që nga viti 2023, si pjesë e një iniciative të mbështetur nga qeveritë e Shteteve të Bashkuara dhe Emirateve të Bashkuara Arabe”, tha presidenti i saj, Brad Smith.

“Nga fillimi i vitit 2026 deri në fund të vitit 2029, ne do të shpenzojmë më shumë se 7,9 miliardë dollarë për zhvillimin e infrastrukturës së IA-së dhe cloud-it të vendit, duke e çuar totalin në 15,2 miliardë dollarë”, shtoi ai.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një nga eksportuesit kryesorë të naftës në botë, e kanë vendosur IA në themel të strategjisë së diversifikimit ekonomik, duke synuar të bëhen një lider global deri në vitin 2031.

Gjatë vizitës së presidentit të SHBA-së Donald Trump në Abu Dhabi në maj, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të krijuan një partneritet strategjik për inteligjencën artificiale.

Kur Joe Biden ishte në drejtim, ”Microsoft” ishte një nga kompanitë e pakta që mori licenca eksporti për Emiratet e Bashkuara Arabe, duke i lejuar asaj të grumbullonte ekuivalentin e 21,500 çipave Nvidia A100 në vend, sipas presidentit të saj.

”Dhe për herë të parë që kur Trump mori detyrën, në shtator ‘Microsoft’ mori licenca që i lejojnë të dërgojë ekuivalentin e 60 400 çipave shtesë A100, duke përfshirë teknologji edhe më të përparuara”, shtoi ai.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra