E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mësuesja italiane jep pasurinë për spitalet

Një mësuese italiane në pension u ka trashëguar më shumë se 25 milionë euro spitaleve dhe organizatave bamirëse, në Genova ku ajo jetonte.

Marisa Cavanna vdiq në dhjetor në moshën 96-vjeçare.  Ajo u përshkrua si një grua e rezervuar që kurrë nuk u martua dhe nuk mori pjesë në ngjarje shoqërore. Ajo shkroi nekrologjinë e saj në gazetën e qytetit të Genova, Il Secolo XIX, duke i kushtuar një kujtim të përzemërt  ish-studentëve.

Pasuria e saj ishte me vlerë rreth 40 milionë euro. Nuk ishte e qartë nga vinte pasuria e saj, por media italiane tregojnë se e kishte të trashëguar nga disa familjarë të saj.

Spitali i fëmijëve Gaslini i Genoa do të marrë rreth 5 milion euro, ndërsa spitali Galliera i qytetit do të marrë një shumë të ngjashme, plus shtëpinë e saj.

Drejtori i përgjithshëm i spitalit Galliera Adriano Lagostena, është shprehur për Reuters se paratë nga shitja e shtëpisë do të përdoren për kërkime dhe inovacione.

Lagostena ka deklaruar se ai nuk e kishte njohur personalisht Cavanna, por shtoi se ajo ishte trajtuar në spitalin e tij.

Donacione të tjera do të shkojnë për grupe të drejta dhe organizata bamirësie që veprojnë në Itali dhe jashtë saj, përfshirë Amnesty International. Pjesa tjetër e pasurisë së saj u nda midis kujdestarëve të saj, familjes dhe miqve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra