Mercedes-Benz ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 660.000 automjeteve nga tregu i Kinës për shkak të një rrjedhjeje të mundshme të vajit të motorit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti i Analizës së Tregut të Kinës më herët deklaroi se ishte përcaktuar se mund të ketë dëme në “vulën mekanike” që mund të shkaktojë një rrjedhje të vajit kur të ndezet motori në mot të ftohtë.
Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi sot në mëngjes se tërheqja e 668.954 veturave Mercedes-Benz nga tregu kinez do të fillojë më 18 dhjetor.



