Disa prej nesh janë të qetë nga natyra, nuk nxehen pothuajse kurrë dhe i lënë gjërat të kalojnë, disa të tjerë, nga ana tjetër janë e kundërta. Janë nervozë, të axhituar dhe të irrituar. Ju si mendoni se jeni, të qetë apo nervozoheni shpejt? Falë këtij testi psikologjik, do ta zbuloni.
Duhet të shihni imazhin dhe të identifikoni se çfarë patë në fillim. Shikoni një ari apo një peshk? Më pas lexoni rezultatin.
Nëse së pari shihni një ari, ndoshta keni tendencë të ziheni me të tjerët. Ndoshta nuk arrini të qëndroni larg problemeve të përditshme, por edhe pse keni një tip të tillë, me njerëzit që doni, jeni i dashur dhe i dhembsur. Nuk krijoni kollaj një zonë komforti dhe nëse në punën tuaj, nuk gjeni një situatë që t’ju lejojë të rriteni profesionalisht, preferoni ta ndryshoni. Keni prirjen të mendoni se për të zgjidhur problemet duhen përdorur metoda të forta, ndonjëherë edhe grindjet. Por jo gjithmonë nevojitet!



