E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Mbahet mbledhje komemorative për ndarjen nga jeta të profesoreshës Ilirjana Raça-Bunjaku

Më 28 maj 2020, në orët e hershme të mëngjesit, në moshën 56 vjeçare ndërroi jetë Prof. Asoc. Dr. Ilirjana Raça-Bunjaku, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”.

Për nder të jetës dhe veprës së profesoreshës Ilirjana Raça-Bunjaku, Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” organizoi mbledhje komemorative në Fakultetin e Mjekësisë, ku të pranishëm ishin familjarë, miq, kolegë dhe studentë të së ndjerës.

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, u shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe studentëve, duke vlerësuar lartë kontributin dhe veprën e së ndjerës, e cila la pas vetës një familje të mrekullueshme e që duhet të mburren i gjithë stafi dhe studentët e në veçanti familjarët. Rektori Nimani theksoi se pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore, profesoresha e ndjerë nuk i la anash ligjëratat dhe deri në momentet e fundit të jetës dha kontribut në shërbimin e dijes për brezat e rinj.

Dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha, për ish-bashkëpunëtoren  paraqiti virtytet e saj njerëzore, karakterin, guximin dhe urtësinë që e karakterizonte atë dhe pavarësisht gjendjes shëndetësore, ajo arriti me dinjitet t’i shfaq vlerat e saj. Po ashtu, rrëfeu bashkëpunimin ndër vite.

Të gjithë u pikëlluan për ndarjen nga jeta të profesoreshës Ilirjana Raça-Bunjaku. Mes emocionesh, Prorektorja, Prof. Ass. Dr. Vjollca Dibra,  e vlerësoi të ndjerën me fjalët më mbresëlënëse dhe e kujtoi njerëzish mërinë e saj me kuptimin e plotë të fjalës.

Fjalë krenarie për kontributin e saj thanë edhe familjarët, të cilët rrëfyen për lidhjen e saj me Gjakovën, e cila punoi në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda” për një kohë të gjatë. Gent Bonjaku, djali i së ndjerës, i cili është në përfundim të shkollimit para universitar, me krenari kujtoi nënën dhe premtoi se do të bëhet një student i mirë dhe do të angazhohet që t’ia plotësoi dëshirat e nënës, duke i respektuar dhe çmuar profesorët, njësoj sikur studentët e saj.

Profesoreshë Iliriana Raça-Bunjaku do të mbahet mend nga të gjithë, si intelektuale, grua e zonja, e vyeshme dhe për kontributin e saj në zhvillimin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Me këtë rast, shprehim ngushëllimet tona të sinqerta, të gjithë familjarëve të profesoreshës Ilirjana, kolegëve të punës në Klinikën e Pneumologjisë në QKUK, studentëve dhe stafit të Fakultetit të Mjekësisë në UGJFA.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra