E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Lojërat online Kina i klasifikon si “droga elektronike”

Kompanitë më të mëdha të Kinës për lojërat online u goditën ndjeshëm, pasi media publike i klasifikoi ato si “droga elektronike”. Aksionet e Tencent dhe NetEase ranë me mbi 10% në orët e para të hapjes së bursës së Hong-Kongut, megjithatë rifituan disa nga kuotat e humbura gjatë ditës.

Investitorët janë tepër të shqetësuar për shënjestrimin që po u bën Pekini këtyre firmave. Në muajt e fundit, autoritetet kineze kanë njoftuar një sërë masash kufizuese ndaj kompanive të teknologjisë dhe atyre të edukimit privat.

Në një artikull të publikuar nga e përditshmja “Informacioni Ditor Ekonomik”, shkruhet se shumë adoleshentë janë bërë të varur ndaj lojërave online dhe se kjo po sjell një ndikim negativ tek ata.

Gjithashtu, thuhet se studentët po luajnë deri në 8 orë në ditë lojën “Honor of Kings” dhe kërkon që qeveria kineze të marrë masa kundër industrisë së lojërave online.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra