-Bir i dashur…Nese nje dite do te me shohesh te vjeter: nese behem pis gjate te ngrenit dhe nuk arrij te vishem … kij durim, kujto kohen kur une kaloja duke ti mesuar ty.
Nese kur flas me ty perseris gjithmone te njejtat gjera, mos me nderpre.. me degjo, kur ishe i vogel duhet te tregoja cdo nate te njejten histori deri sa te zinte gjumi. Kur nuk dua te lahem mos me ofendo e mos me turpero… kujto kur duhej te gjemoja mbrapa duke gjetur justifikime se ti nuk doje te laheshe.
Kur te veresh injorancen time mbi teknologjine e re, me jep kohen e duhur dhe mos me shiko me ate buzeqeshje ironike, kam patur gjithe ate durim per te mesuar ABC. Kur per ndonje moment harroj apo humb fillin e diskutimit… me jep kohen e duhur per tu kujtuar dhe nese nuk arrij, mos u bej nervoz: Gjeja me e rendesishme nuk eshte ajo qe them por nevoja qe te jem me ty dhe te kem prane tek me degjon.



