E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

KUR DALLGËT E KOHËS E PËRPLASËN NË FIERZË POETIN VEHBI SKËNDERI – Nga Ramiz LUSHAJ

Me vargjet shpirtndrituna të Vehbi Skënderit,

Sot Fierza dritat i ndezi flakë më flakë…

Me djersën e tij të bardhë në këtë vepër

Rrjedha e Drinit e çoi ujin valë mbi valë…

Bash aty ku ipeshkvnoi Pjetër Bogdani

Kohrat ngritën të madhin hidrocentral

Po këtu e përplasen dallgët Vehbi Skënderin

Dhe ai vrelloi me vargjet e tij një ujvarë…

Këtu, te Kalaja e rrënuar e Lekës,

Flejnë të paleume e jetnueme legjendat…

Mbi gurët e saj poeti Vehbi Skënderi

I latoj e naltoj vargjet e ëndrrat…

Këtu, vargje nga Eposi i Kreshnikëve,

U mblodhën në dritë të Kores së Mërturit

Këtu Vehbi Skënderi pati peshën e fjalës…

Këtu Vehbi Skënderi e ruajti forcën e Burrit…

Tiranë,më4korrik2011

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra