E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Krijohet për herë të parë plastika që tretet në mënyrë biologjike

Në dhjetëra vende të botës, shumë njerëz janë futur në karantinë, e mijëra të tjerë janë izoluar në shtëpitë e tyre. Foto: Flickr

Shkencëtarët në Universitetin e Berkeley në SH.B.A., kanë zbuluar një teknikë të re për ta bërë plastikën plotësisht të tretshme në mënyrë biologjike.

Lloji i plastikes që shpërbëhet në mënyrë biologjike, supozohet të tretet në ujë, në dioksid karboni ose në kontakt me materiale të tjera organike (fruta dhe perime) të cilat mund të ndodhen brenda koshit të plehrave. Mirëpo deri më sot, akoma edhe plastika e llojit të tillë merr aq kohë sa plastika e zakonshme për t’u shpërbërë, ose duhet të dërgohet  në një qendër industriale kompostimi për t’u ricikluar nën temperatura të larta.

Studimi i shkencëtarëve të Universitetit Berkeley pretendon të ketë krijuar një plastikë të re që mund të tretet deri në 98% së bashku në plehrat e tjera brenda pak ditësh, thjesht duke shtuar ujë, ose duke shtuar nivelin e temperaturës gjatë tretjes.

Ky studim është rezultat i një hulumtimi 10- vjeçar nga 14 anëtarë të universitetit kalifornian. Titulli i tij i plotë nuk është i lehtë për t’u konceptuar nga të gjithë, përveç nëse jeni vetë shkencëtar: ‘Depolimerizimi thuajse i plotë i poliestrave me enzimat nano-të shpërndara’.

Mirëpo profesiori Ting Xu, i cili kontribuoi në hulumtim e shpjegon më thjesht këtë koncept. Ai sqaron se si ky material i ri përbëhet nga enzima që ndërtimin e brendshëm e kanë të ngjashëm me sistemin e tretjes së njeriut.

Enzimat bashkëveprojnë me polimerët sintetikë (një klasë kjo e përgjithshme e plastikës) në një proces tretjeje, duke i kthyer ato në molekula të vogla jo-toksike, nanoskopike për syrin dhe të padëmshme për mjedisin.

“Ne patëm sukses në shpërbërjen e poliestrave në molekula të vogla, që në thelb janë ushqim për mikrobet dhe që ruajnë njëtrajtshmëri në mjedis”, tha Ting Xu./Burimi:Euronews

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra