E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Komisioneri Hahn shpreh shqetësim për gjendjen e mediave në Mal të Zi

Nga Ali Salaj

Komisioneri Evropian për Politikën e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Johannes Hahn vizitoi Malin e Zi, ku zhvilloi takime me zyrtarët e lartë të Podgoricës dhe me opozitën e vendit.

Në një konferencë me gazetarë, ai tha se “Mali i Zi ka një perspektivë të qartë drejt BE-së dhe se bojkotimi i parlamentit nuk është një mënyrë evropiane për të zgjidhur problemet.”

Komisioneri Hahn theksoi se organizatorët e protestës, që po mbahen çdo javë në Mal të Zi, e kontaktuan atë për t’u takuar, por ai vuri në dukje se për shkak të kohës së kufizuar, me përfaqësuesit e protestuesve do të takohet i dërguari i BE-së në Mal të Zi, Aiva Orava.

Një vëmendje të veçantë Hahn ia kushtoj situatës në media dhe lirisë së shprehjes.

“Jam i shqetësuar për presionin mbi transmetuesin publik, për shkak të sulmeve ndaj gazetarëve dhe sulmeve kibernetike”, tha Hahn.

Komisioneri Hahn tha se “në rajon dhe në Malit të Zi mediat duhet të jenë vërtetë të pavarura dhe neutrale ndaj spektrit politik.”

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra