E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Këto 4 sjellje do të shkatërrojnë të ardhmen e fëmijës tuaj – Këshillat e psikologut

Prindërimi është një detyrë e vështirë. Fëmijët influencohen nga gjithçka që i rrethon: bashkëmoshatarët, mësuesit dhe, pa dyshim, prindërit e tyre, të cilët kanë rolin kryesor në krijimin e së ardhmes.

Asnjë prind nuk është perfekt, megjithatë, toni i zërit me të cilin u flisni fëmijëve, mënyra si i perifrazoni fjalët ose etiketimet që u vendosni fëmijëve mund të kenë pasoja afatgjate të padëshirueshme, sipas “Press Reader”.

Psikologu klinik Ma. Lourdes Carandang shpjegon se ka katër sjellje me të cilat mund të ndikoni negativisht në jetën e fëmijës, transmeton lajmi.net.

Krahasimi i fëmijëve

Sigurisht që i doni fëmijët në mënyrë të barabartë, megjithatë, nëse njëri prej tyre ka arritur diçka më shumë dhe ju keni tendencën ta prezantoni atë para njerëzve si më të kualifikuar, dhe nuk e bëni këtë me fëmijët e tjerë, atëherë kjo mund të ketë ndikim tek këta të fundit.

Për shembull, ju mund të thoni: “Kjo është vajza ime inteligjente Sara. Dhe ky është djali më i vogël, Maks”, gjë që nuk duhet. “Ky është një lloj bullizmi shumë delikat. Është fyese për fëmijët e tjerë. Prandaj prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm se si sillen me fëmijët.”

Përdorimi i etiketimeve

Nofkat mund të duken të padëmshme, megjithatë ato mund të lënë mbresa në jetën e fëmijës nëse përdoren shumë shpesh. Mënyra se si një prind e quan fëmijën mund të ketë dëmtime serioze në vetëbesimin e tij.

Dr. Carandang shpjegon se përdorimi i etiketimeve të ndryshme mund të shkaktojë tek fëmija zhvillimin e ndjenjave fyese ndaj prindërve, aq sa ata fillojnë të besojë se vërtet janë dembelë ose budallenj.

Të japësh shembuj të bullizmit

Fëmijët nuk i kushtojnë vëmendje vetëm asaj që thoni (shumicën e kohës), por edhe sjelljeve tuaja. Kështu, nëse babai i tyre i flet keq nënës, ata fillojnë të mendojnë se është e drejtë që burri ta trajtojë gruan si inferiore – dhe gratë duhet ta pranojnë këtë. Kjo ndodh, sepse fëmijët kanë si model prindërit e tyre.

Favorizimi i një fëmije ndikon në disiplinë

Edhe pse shumë prindër e mohojnë këtë gjë, ka raste kur ato favorizojnë një fëmijë dhe shpesh ato që bëjnë gabime mbeten të ndëshkuar dhe fajin e marrin fëmijët e tjerë.

Dr. Carandang sqaron se kur fëmijët argumentojnë, është e rëndësishme të dëgjoni secilin prej tyre në mënyrë objektive, kështu mund të reagoni siç duhet.

Nuk duhet të ndëshkohet një fëmijë vetëm se është më i madhi nga të tjerët apo se ka më shumë përgjegjësi. Është shumë e rëndësishme që mos të neglizhoni nevojat e tyre emocionale.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra