Ajo po ecte në trotuar me kufje në vesh e hapa të mëdhenj.Unë kisha hyrë në zonën me akull krijuar nga tubat e çarë të depozitave.I bëja hapat e vegjël.Të vegjël dhe të ngadaltë gati si kërmill.Ajo me kaloi përbri ndërsa zgjata dorën ta ndaloj.T’i thosha dy fjalë . Ajo ktheu kokën nga unë dhe më bëri shenjën mos kisha luajtur nga mendja.Dy hapa më tej rrëshqiti e ra në akull si dëng leshi…Ju afrova e i zgjata dorën.Ajo hoqi kufjet nga veshi për të dëgjuar këshillën time se në akull hapat e mëdhenj e të shpejtë janë të rrezikshëm!Me siguri të ndenjurat i ishin bërë copë nga akulli por mua as në mëndje nuk më shkoi t’ia zbusja dhimbjen me të fërkuar!Pale t’i vija qepë e kripë!
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026



