E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

“Kcimi i Tropojës” dhe Xhubleta, më pranë UNESCO-s – Nga Elva MARGARITI – Ministre e Kulturës e Shqipërisë

Firmosëm sot formularin e kandidimit të dukurisë së “Kcimit të Tropojës” për “Representative List of Intangible Cultural Heritage of Humanity” (Lista Përfaqësuese e Dukurive të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale te Njerëzit) dhe dijebërjes së Xhubletës për në Listën e Dukurive në Rrezik (Urgent Safeguarding List).

Një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.

Faleminderit komuniteteve lokale që e propozuan dhe këmbëngulën, por edhe partnerit tonë “The AADF”, që na mbështetën për ta çuar përpara këtë nismë, që për ne është një mision.

Tiranë, 30 mars 2021

Skënder HAKLAJ – Mjeshtër i Madh, koreograf, studiues.

“…Miq dhe dashamirë të Kcimit:

Na qoftë për hajr! Kcimi e kaloi pragun e vështirë dhe hyri në auditorin e konsultimeve, analizave dhe deçizionit përfundimtar të specialistëve botërorë në UNESCO.

Past fatin e bekimin nga dora e Zotit! Amin!”

Tiranë, 31 mars 2021

Jaho BRAHAJ – Studiues i Etnografisë, Kulturës e Historisë.

“…Kjo është punë e lavdërueshme dhe një moment i rëndësishëm për ruajtjen dhe transmetimin brez pas brezi, por edhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore përtej kufijve lokalë.”.

Tiranë, 31 mars 2021

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra