E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Karakteri – Poezi nga Sevdail HYSENI- Bujanoc, Lugina e Preshevës

Njoh disa persona

Me emër e mbiemër,

Të qelbur nga koka

Deri në thembër!

Ata janë krijesa

Pa shtyllë kurrizore,

Lloji më i ndytë

I racës njerëzore!

Po, ja që pushteti

I ngriti me votë,

E tani na sillen

Me bishtin rrotë!

Nuk njohin njeri

Asnjë pa dallim,

Veçse interesit

Që e kanë fiksim!

Këtë lloj karakteri

Tullumbac të fryrë,

Ta zësh me nder jush

Ta pshurrësh në f’tyrë!

Mirëpo, pandemia

Me maskë e doreza,

I mbron pa dyshim

Këto faqe të zeza!

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra