E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Jeshilja nuk është më ngjyra më e rrallë e syve, shkencëtarët flasin për një ngjyrë tjetër

Shkencëtarët pretendojnë se kanë identifikuar një ngjyrë të re të syve, e cila sipas tyre është më e rralla te njerëzit. Shumica prej nesh janë të njohur me katër ngjyrat bazë të syve: kafe, blu, hazel (kombinim i kafes, jeshiles, grisë) dhe e gjelbër.

Për shumë vite, sytë e gjelbër konsideroheshin si sytë me ngjyrën më të rrallë pasi e kanë vetëm 2% e njerëzve në botë. Por, kjo ka ndryshuar kohët e fundit pasi shkencëtarët kanë identifikuar një ngjyrë tjetër si më të rrallën.

Ata pretendojnë se ngjyra më e rrallë e syve nuk është më jeshilja, por ajo gri.

Vlen të përmendet se grija ka qenë pjesë e blusë, por ekspertët tani kanë ripërcaktuar përkufizimet e tyre dhe e kanë bërë grinë një ngjyrë krejtësisht të veçantë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra