E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ishte ky një veprim konkret i Këshillit 15 anëtarësh…. – Nga Lazim DESTANI – Humanist, Nderi i Kombit

Në pamundësi për t’u dhënë përgjigje kërkesave nga media, dua të sqaroj opinionin publik si vijon:

Siç bëhej e ditur nga media, situata e emigrantëve shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar për disa ditë në zonën neutrale, në Kapshticë ishte mjaft e vështirë dhe brengosëse.

Prandaj më vjen mirë që në saje të angazhimit konkret të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Majko, në bashkëveprim me Këshillin Koordinues të Diasporës i dhamë zgjidhje të menjëhershme këtij problemi.

Ishte ky një veprim konkret i Këshillit 15 anëtarësh ku bëj pjesë edhe unë, që i doli në ndihmë grupit të emigrantëve tanë që po ktheheshin nga Greqia.

Ne si Këshill së bashku kemi mbuluar të gjitha shpenzimet e hotelit në Korçë ku ata do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.

Me këtë rast do të bëja thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave për parandalimin e përhapjes së virusit, sipas rekomandimeve që vijnë nga institucionet shëndetësore e qeveritare nga e gjithë bota. Pa panik dhe duke bërë kujdes, edhe kjo pandemi do të kalojë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra