E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Impresione nga djepi i profetëve! MURI i LOTËVE SIMBOL i TRE BESIMEVE FETARE

Kujtesë nga Azgan HAKLAJ,

President i Unionit Artistik te Kombit Shqiptar

Në muajn korrik të vitit 2002 në Izrael, në festivalin e dansit botëror Ansambli Dardania i Malësisë së Dardanisëapo Malësisë së Gjakovës përfaqësoj denjësisht Shqipërinë mes 40-të ansambleve botërore.

Sigurisht u shpallëm më të mirët.

Megjithëse populli i Malësisë së Gjakovës më kishte votëbesuar në mënyrë plebishitare si deputet i Parlamentit të Shqipërisë duke më çliruar nga prangat politike nga qelitë e llir Metajt (Metës), interpretova edhe vetë në skenën e festivalit ku ngadhënjyem me trofe.

Pas festivalit u vlerësuam nga Presidenti i Izraelit i cili është në krahun tim të majtë kurse në krahun e djathtë është ambasadori i Shqipërisë në Izrael Bashkim Dino.

Presidenti Musha Kacaf na rezervoi një pritje të ngrohtë dhe shumë miqësore në zyrën e tij.

Kujtime të bukura kemi nga Tel Avivi Jeruzalemi, Betlehemi etj.

Shumë impresionante ishte vizita tek Muri i Lotëve, Xhamia El Aksa, varri i Krishtit.

Muri i Lotëve ose muri perëndimor është muri rrethuesi Tempullit të Parë të Jeruzalemit.

Tempulli i Parë u ndërtua nga Solomoni në shekullin e X-të para Krishtit.

Ai është emrues i përbashkët i besimit tek Zoti.

Ai është vendi i shenjtë i tre besimeve fetare Judaizmit, Krishtërimit, Myslimanizmit.

Hebrejtë e shohin si simbol i premtimit te Zoti.

Tek të krishterët shihet si besëlidhje e vjetër me Zotim, ndërsa myslimanët e mbajnë Solomonin mbretin e parë të Izraelit si profetin e tyre.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra