Në një nga shtetet e Amerikës, një burrë i moshuar u çua para trupit gjykues, për shkak se kishte vjedhur një bukë. I moshuari e pranoi padinë e ngritur ndaj tij dhe as që u orvat ta mohojë. Në fund, ai e justifikoi aktin me fjalët:
‘‘Më grinin zorrët nga uria, prandaj e zgjata dorën.”
Gjykatësi u ngrit në këmbë dhe i tha:
‘‘Ti e pranon që ke vjedhur dhe unë të dënoj me një gjobë prej dhjetë dollarësh. E meqë e di se nuk ke me çfarë ta paguash gjobën, sepse ti nuk ke asnjë kothere bukë për të ngrënë, e jo më dhjetë dollarë, do e paguaj unë në vendin tënd.”
Të gjithë heshtën, ndërkohë që gjykatësi u ngrit, nxori një dhjetë dollarësh dhe kërkoi që të depozitohej në arkë në emër të akuzuarit. Mandej, gjykatësi iu kthye të pranishmëve të cilëve u tha:
‘‘Edhe ju jeni të detyruar të paguani nga dhjetë dollarë, sepse jetoni në një vend ku një i varfër detyrohet të vjedhë për tu ushqyer.”
Në fund të seancës, u mblodhën 480 dollarë, të cilat gjykatësi ia dha të moshuarit. Thuhet se kjo histori është e vërtetë dhe se u bë shkak i fillimit të asistencës sociale për të varfërit dhe të sëmurët. Një njeri i vetëm, mund të bëhet shkak që të ndryshojë mënyra e sjelljes e një shteti të tërë apo mënyra e trajtimit ndaj shtresave të ndryshme. (Akropoli i Ri)
Të fundit
Aktualitet
Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e GjermaniAktualitet
Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendërAktualitet
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në maleAktualitet
Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë EuroshAktualitet
Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026



