E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

HALIM TOLAJ, Atdhedashuria është në gjak e me gjak!- Nga Ana TOLAJ

HALIM TOLAJ

Atdhedashuria është në gjak e me gjak!

Babi im Halim Tolaj është i biri i një atdhetari. Derë e pamposhtur e Tolajve ndër breza. Babë e gjysh i kishte luftetar të mëdhenjë e njërin lrej tyre edhe të vrarë nga armiqtë e vendit. Për ta shkruhet nëpër shumë libra historike, ashtu siç shkruhet edhe për babin tim që ishte i pamposhtur në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër barbarisë serbe. Babi gjithmonë ishte në shërbim të atdheut, duke e dashur pamatshëm popullin e vetë, duke punuar e luftuar për të drejtat e tij, për dinjitetin e tij, për lirinë dhe pavarësinë e kombit.

Kjo u dëshmua edhe në luftë, ku bashkë me shokët e tij të fëmijërisë u bënë bashkë dhe e nisen luftën kundër pushtuesit, duke ua prerë rrugën kryesore armiqve në magjistralen Deçan Gjakovë. Skuadra e Halim Tolajt numëronte 7-8 ushtarë, të cilët luftuan e rezistuan kundër takeve serbe me ditë të tëra, derisa popullata po siguroheshin prej tyre, që mos të hynin serbet brenda fshatrave, ku portë hyrëse e kishin Prilepin e që po mbrohej nga babi dhe shokët e tij të fëmijërisë. Trimat e Gjakovës kishin dëgjuar për qëndresën e Halimit dhe erdhën e u mobilizuan nën komandën e babit në Prilep, që ta forconin edhe më shumë atë front edhe me djem tjerë të fshatrave përreth.

Në asnjë mënyrë nuk lejuan që armiku ta pushtonte Kodrën e Lajthisë, pikën strategjike mbi Prilep. Në beteja të njëpasnjëshme, ballë për ballë me serbët u vranë disa ushtarë e ushtarakë të lartë serbë, për të cilët më vonë u fol edhe në Tribunalin e Hagës. Prilepi njihet si: toka e shqiponjave, ku rritën djemtë të gjatë si plepa e vajzat me aromë blini. Ku ishte Halim Tolaj me ushtarët e vetë, armiku duhet të kthehej mbrapsht. Armatimin e siguronin nga Shqipëria me shumë mund e sakrifica. Pas çlirimit të Kosovës babi vazhdoi edhe në UÇPMB dhe UÇK në Maqedoni, sepse e donte kombin e bashkuar në një shtet. Luftërat përfunduan dhe atij i mbeti pengë mosrealizimi i betimit të ushtarit të UÇK-së.

Në paqe refuzoi të rrinte me ata qe thirreshin në emër të luftës, për tu shpaguar, sepse shpagimi i kontributit të babit për luftën që bëri ishte vet liria e Kosovës. Dashuronte bjeshkët, lartësitë e Kosovës dhe thoshte se: Rrafshi i Dukagjinit duket shumë më i bukur nga malet përreth. – E kemi çliruar rrafshin e tash duhet t’i mbrojmë bjeshkët, thoshte me buzëqeshje. Si burrë fisnik, bujar e trim, i pa fjalë e shumë human, vazhdoi për vite me radhë të jetonte më shume si burrë i bjeshkëve të Nemuna sesa qe rrinte me ne, derisa një ditë u diagnozifiku me kancer dhe për 2 vite qëndroi po aq i fortë, i qetë e fisnik, derisa kreu misionin e tij të kësaj bote, duke na bërë krenar me veprat e tij!

Teksa, ne fëmijët e tij ishim mbledhur rreth shtratit të tij, ku do jepte frymën e fundit, buzëqeshja nuk ikte nga buzët. – Buzëqeshni jetës, buzëqeshni atdheut dhe luftoni e vdisni për të, kurdo që thërret nevoja, na tha! Babi iku andej në botën e pasosur, ndërsa neve këndej na e la buzëqeshjen e tij hyjnore! Sa herë shoh Kodrën e Lajthisë, shoh babin tim aty, duke i buzëqeshur lirisë! Ana TOLAJ

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra