Një gjykatë në Arabinë Saudite ka dënuar një grua me 45 vjet burg për “përdorimin e internetit për të shkatërruar strukturën shoqërore”, njoftoi sot grupi i të drejtave të njeriut DAWN me qendër në Uashington.
Noura bint Said al-Qatani u dënua për përdorimin e mediave sociale për “shkelje të rendit publik”, sipas dokumenteve të gjykatës të parë nga DAWN.
Lajmet për dënimin e saj prej dekadash vijnë disa javë pasi Salma al-Shehab, një studente doktorate në Universitetin e Leeds, 34-vjeçare, u dënua me 34 vjet burg për ripostimin dhe regjistrimin e mesazheve të disidentëve sauditë në mediat sociale.



