Bëjmë grim për ta theksuar dukjen, atë më të mirën në fytyrë, duke e bërë sa më të freskët lëkurën. Përmes grimit fshehim mungesat, rregullojmë ato që nuk bën të duken, e qëllimi përfundimtar është të ndihemi të lumtur në lëkurën tonë
BIONDINAT
Biondinat më së shpeshti kanë ten porcelani, flokë dhe sy të ndritshëm. Sugjerohet përdorimi i toneve të ndritshme dhe nuancave sa më neutrale. Përdorni hijet e argjendta, e të hirta. Detyrimisht lapsin e përdorni në shtresa të holla. Provoni maskarën në ngjyrë të kaltër. Bojëkuqin duhet ta vendosni me lëvizje të buta. Zgjidhni nuanca të pjeshkës apo rozë.



