E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Google Maps do të tregojë rrugët më “miqësore” me mjedisin

Aplikacioni i navigimit rrugor Google Maps do të fillojë të udhëzojë drejtuesit e automjeteve drejt rrugëve që llogariten se janë më miqësore me tokën, bazuar në një listë të faktorëve.

Kompania Google tha se do të përfshijë edhe mundësinë e zgjedhjes së rrugëve për udhëtim ku gjenerohet emetim më i ulët i karbonit duke përdorur kryesisht të dhënat e trafikut dhe pjerrësitë e rrugëve.

Google tha se ky tipar i navigimit do të nisë së pari në SHBA, më vonë këtë vit, dhe pastaj do të zgjerohet në tërë botën.

Kjo karakteristikë e re në aplikacionin e navigimit është pjesë e angazhimit të kompanisë për të luftuar ndryshimin e klimës.

Kur rrugët alternative janë dukshëm më të shpejta, Google do të ofrojë zgjedhje dhe do t’i lejojë përdoruesit të krahasojnë emetimin e karbonit.

Google, në pronësi të Alphabet, tha se përdor të dhëna të emetimeve bazuar në testime në lloje të ndryshme të makinave dhe llojeve të rrugëve, duke u mbështetur në njohuritë nga Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Qeverisë së SHBA-së (NREL).

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra