E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Gjyqtari që votoi për shkarkimin e Presidentit Meta

Gjykata Kushtetuese publikoi vendimin për Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij.

Në vendimin e shkurtuar thuhet se kreu i Shtetit nuk e ka shkelur Kushtetutën e për këtë arsye ai duhet të qëndrojë në detyrë deri në fund të mandatit.

Brenda Kushtetueses 6 anëtarë kanë votuar kundër shkarkimit dhe vetëm njëri prej tyre ka votuar pro argumenteve të shumicës qeverisëse.

Burime brenda Kushtetueses bëjnë të ditur për Balkanweb se e vetmja votë pro shkarkimit ka qenë ajo e ish prokurorit Altin Binaj.

Ndërkohë gjashtë anëtarët e tjerë, Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja kanë votuar kundër shkarkimit

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra