E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Fshati Degë i Tropojës takim pune në Tiranë për vendlindjen e vet

Këto ditë tetori 2018 u mblodhën në lokalin e bukur “West Street” në Tiranë banorë të fshatit Degë të Tropojës, të cilët janë shpërngulur në dekadat e fundit në kryeqytet-Tiranë, në qytetin bregdetar të Durrësit etj., të cilët diskutuan për çështje e problematika të vendlindjes së tyre. Kryefjala e të gjithëve ishte: Çka të bajmë ma shumë e ma mirë për fshatin tonë të lindjes, për Degën?! Secili prej diskutantëve e trajtoi lidhjen me vendin e origjinës së tyre, me fshatin e lindjes, folën për traditat historike, kulturore e arsimore të fshatit të tyre, për bujqësinë e blegtorinë e fshatit, për pyjet e kullotat, për organizmin e veprimtarive në fshatin e tyre, etj.

Dega është një fshat i bukur në mes maleve të larta, ku lartësia mbidetare në qendër të saj është 550 m., i rrethuar si asnjë fshat tjetër me katër fise të Malësisë së Gjakovës, si Bytyçi, Berisha e Brigjeve (Merturi), Gashi e Krasniqja. Ai ka male të lartë si mali i Bogdanit, po toka të tij janë përmbytur dhe nga liqeni i madh i Fierzës. Vend i pasur me pyje e kullota, me bimësi të shumtë, me Fushën livadhore të Degës (200 ha), me zhvillim të mirë të blegtorisë,etj. Dega në vitin 1485 kishte 23 shtëpi në territorin e saj, ndërsa më 1985 numëronte 685 banorë, nga të cilët 335 meshkuj e 350 femra. Popullohet nga disa vllazni krasniqase si Hajdaraj, Hasanaj, Katana, Haskola, Vakaj si dhe nga të ardhurit disashhekullor nga Llapi i Vuçiternës si Osmanaj, Demaj, Mehmetaj.

               Dega ka marrë pjesë pjesë në të gjitha kuvendet historike e luftërat kundër otomanëve, serbëve e malazezëve, austro-hungarezëve, italianëve e gjermanëve, kryesisht në Shqipërinë e Veriut, si në Moraçë e Plavë-Guci, në Gjakovë e Shtimje, etj. deri në Operacionin e Dimrit të gjermanëve (1944), etj. dhe ka dëshmorët e saj prej vitit 1874 deri më 1998.

               Dega është fshati i origjinës së Azem Hajdarit – Liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ’90, kryetarit të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike, deputet i Tropojës, Hero i Demokracisë, si dhe i vajzës së tij  Rudina Hajdari – deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Dega ka me dhjetra personalitete të saj, ku poi  veçojmë disa prej tyre, si av. Rasim Hasanaj – ish kryetar i Komitetit Shtetëror të Kulteve të Shqipërisë, gazetari ushtarak Halil Katana, poeti Asllan Osmanaj, biznesmeni Vladimir Katana, av. Rrahman Osmanaj, gazetari Beqir Katana e të tjerë.

Dy fotot paraqesin pamje nga takimi i banorëve të fshatit Degë në lokalin “West Street” në Tiranë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra