Një makinë e cilësisë së mirë Ford Escort e dhuruar nga Princi Charles për Princeshën Diana si një dhuratë e fejesës – është shitur për 65,000 dollarë amerikanë në ankand.
Sipas mediave të huaja, ky Ford Escort i vitit 1981 iu dha Princeshës së ndjerë të Uellsit nga i shoqi i saj i ardhshëm në maj të vitit 1981, dy muaj para Dasmës Mbretërore.
Makina 40-vjeçare u zhduk nga sytë e publikut për mbi 20 vjet – duke qenë në pronësi private nga një tifoz i madh i Princeshës Diana, i cili e mbajti sekret historinë Mbretërore të makinës edhe nga miqtë e saj.



