E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Floku i fundit i borës- Nga: Nico Dal Molin

Pa më thuaj, sa peshon një flok bore? ˗ e pyeti cinka pëllumbeshën.

Hiçgjë, ˗ iu përgjigj pëllumbesha.

Cinka, atëherë, i tregoi pëllumbeshës një histori: «Po pushoja mbi degën e një pishe, kur filloi të bjerë borë. Nuk ishte një stuhi bore, jo! Ishte një rënie bore e lehtë. Binte lehtë˗lehtë, si një ëndërr. Meqenëse nuk kisha për të bërë asgjë, fillova të numëroja flokët e borës që binin mbi degën në të cilën unë pushoja. Ranë 3.751.952 flokë bore. Kur dalëngadalë e me qetësi ra floku i 3.751.953˗të, ˗ hiçgjë siç the ti ˗ dega u thye…».

Me të thënë këtë, cinka u largua duke fluturuar. Pëllumbesha, një autoritet në fushën e paqes, që nga epoka e njëfarë Noehu, mendoi për një çast, pastaj tha: ˗ «Ndoshta mungon vetëm një njeri në mënyrë që gjithë bota të arrijë në paqe të zemrës e në shpresë!».

Ndoshta mungon vetëm ti!

Përktheu: Nikolin Sh. Lëmezhi

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra