Indeksi i çmimeve të ushqimit FAO bie me 1.9 për qind muajin e kaluar kryesisht për shkak të rënies së madhe të çmimit të qumështit.

Duke shënuar rënie për të katërtin muaj radhazi, çmimet globale të ushqimit shënuan nivelin më të ulët të 17 muajve në maj, njoftoi sot Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO).
Indeksi i çmimeve të ushqimit ra 1.9 për qind në bazë mujore, mesatarisht 162.5 muajin e kaluar, pasi furnizimet treguan rritje dhe kërkesa u dobësua për shkak të tkurrjeve ekonomike të shkaktuara nga COVID-19, tha FAO.
Vlerat e të gjithë indekseve përveç sheqerit shënuan rënie çdo muaj. Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s është një indeks që ndjek çmimet e tregut ndërkombëtar të pesë grupeve kryesore të mallrave ushqimorë.



