Gjiganti i rrjeteve sociale, Facebook Inc, po planifikon të ndryshojë emrin javën e ardhshme, raportoi media The “Verge” të martën, duke cituar një burim me njohuri të drejtpërdrejtë të çështjes.
Sipas medieve të huaja, shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, planifikon të flasë për ndryshimin e emrit në konferencën vjetor të kompanisë, Connect, më 28 tetor, por mund të zbulohet më shpejt.
Sidoqoftë, në një përgjigje, Facebook, tha nuk komenton “thashethemet apo spekulimet”, raporton Reuters.



