Disa rajone të Emirateve të Bashkuara Arabe, përfshirë Abu Dhabi, Dubai dhe Sharjah kanë përjetuar reshje të mëdha shiu ditët e fundit. Autoritetet e vendit kanë lëshuar një alarm dhe shpjeguan se kryen operacione të mbjelljes së reve për të marrë më shumë reshje. Të mërkurën dhe të enjten, reshjet e mëdha të shiut nxitën shërbimin meteorologjik të vendit arab të lëshonte një alarm përmbytjesh.
Zona më e prekur është Al Sad, në Al Ain, një qytet në lindje të Abu Dhabi. Shirat janë kryesisht për shkak të pranisë së reve konvektive, tipike për klimat tropikale. Këto shira të mëdha vijnë në kulmin e valës së nxehtësisë, me termometrin që prek 50 gradë në vendin e Gjirit Persik. Për më tepër, janë regjistruar erëra deri 40 km/orë, të cilat ngrenë pluhur dhe rërë.
Mbjellja e reve



