E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Elon Musk zyrtarisht njeriu më i pasur në botë

Elon Musk është zyrtarisht njeriu më i pasur në botë, duke lënë pas themeluesin e Amazon, Jeff Bezos.

Rritja e aksioneve të Teslas ditën e sotme me 6%, bëri që pasuria e Musk të tejkalojë atë të Bezos.

Tashmë biznesmeni i Tesla dhe SpaceX vlen plot 191 miliardë Dollarë. Ndërsa pasuria e Jeff Bezos vlerësohet 187 miliardë Dollarë. Të dhënat janë bërë të ditura nga Bloomberg.

Në vend të tretë në listën e personave më të pasur në botë është Bill Gates me 132 miliardë Dollarë.

Përgjatë vitit 2020, aksionet e kompanisë Amazon të themeluar nga Jeff Bezos u rritën me 75 miliardë Dollarë për shkak të shitjeve online të nxitura nga kufizimet e pandemisë.

Por kjo shifër nuk është asgjë krahasuar me rritjen prej 106 miliardë Dollarë që pësuan aksionet e kompanisë Tesla të zotëruar nga Elon Musk.

Ky i fundit kaloi Bill Gates për nga pasuria në muajin Nëntor 2020 duke u ngjitur në vend të dytë në shkallë globale. Por u desh pak kohë që Musk të kapte vendin e parë të tabelës, kur sot aksionet e tij në Tesla u rritën me 10 miliardë Dollarë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra