Deri këtë vit temperatura mesatare që duhej mbajtur në shtëpitë dimërore në disa pjesë te Europës, ishte 20 gradë, me luhatje maksimale në dy gradë.
Pas krizës energjetike të shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës, ajo u ul në 19 gradë. Gazetari i BBC-së, James Gallagher mori pjesë në një eksperiment në Universitetin e Uellsit të Jugut për të studiuar efektet që i ftohti ka në trupin e njeriut. Hulumtuesit i vendosën atij një mikrokamerë dhe ulën temperaturën deri në dhjetë gradë, duke monitoruar shenjat kryesore jetike. “Dhjetë gradë është temperatura mesatare në dimër për personat që nuk mund të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre,” thotë profesor Damian Bailey.
“Duket e butë, por në fakt, është një sfidë e vërtetë fiziologjike,” shprehet ai. Temperatura në të cilën funksionon trupi i njeriut, është shumë më e lartë, 37 gradë dhe një diferencë e madhe termike konsiderohet e rëndë për organizmin. Gallagher filloi eksperimentin në një temperaturë prej 21 gradë, por kur ambienti zbriti në 18 gradë, ai filloi ta ndiente“Shkenca na thotë se 18 gradë është pika e kthesës ku trupi nis të punojë për të mbrojtur temperaturën e tij bazë”, shpjegon profesor Bailey. Një nga hiletë e organizmit është mbyllja e enëve të gjakut, për të mbajtur atë të ngrohtë në organet thelbësore për arsye mbijetese. Kjo është arsyeja perse ftohen shume duart e kembet. Presioni i gjakut ndërkohë rritet duke shtuar rrezikun për atak në zemër dhe në tru, ndersa goditet dhe sistemi imunitar.



