E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dy poezi nga Besnik META

1.- VIZITË NË SHTËPINË E AZEM MESHIT

Polic i Komisariatit nr. 4 në Tiranë

Fotografia në murë,
si një trëndafil,
ku petalet e vyshkura,
ende lëshojnë erë.
Babait veteran,
dy lotë i shkanë,
kur na pá në derë.
“Më erdhi djali,
më erdhi Azemi!””
Në këmbë u çua të rrijë,
na përqafoi,
na puthi si fëmijë.

2.- KJO BOTË E EGËR

Azem MËSHIT

Kjo botë e egër,
kjo botë e ashpër,
si lule me kurorë.
Të rriti dhe ty,
nën qiell të pastër.

Ti ishe aq i dashur,
si trëndafil me aromë,
mbin mes lulesh,
o mik i zemrës sonë.

Ti na solle hijeshinë,
ndonëse vije nga larg,
nga ato thellësi malesh,
ku dielli ngroh më pak.

_________________
Besnik META. “Dhimbja më grish”. Vëllim poetik. Redaktor: Sokol Jakova. Botues “LILO”. Tiranë, 2003. fq. 43-44./ Poeti Besnik META ishte shok e koleg i Azem Ali Mëshit të Kosturit të Hasit, polic i Tiranës, një nga 265 Dëshmorët e Atdheut të Policisë së Shtetit.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra