Drejtuesit kryesorë të kompanive Twitter dhe Facebook pritet të dalin përpara ligjvënësve të mërkurën për t’iu përgjigjur pyetjeve që lidhen me sigurinë kibernetike përpara zgjedhjeve për Kongresin që mbahen në muajin nëntor.
Të paktën një anëtar i komisionit për Zbulimin në Senat, përfaqësuesi më i lartë i demokratëve, senatori Mark Warner, tha për gazetën The Washington Post se seanca ka për qëllim “të japë alarmin se ajo që ndodhi në vitin 2016, sikurse e kemi parë, nuk ishte një rast i izoluar”.
Në javët e fundit, Microsoft-i njoftoi se kishte çaktivizuar gjashtë faqe interneti ruse, të maskuara si grupe ekspertësh nga Uashingtoni dhe si faqe që i përkisnin Senatit amerikan.



