E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dora e një fëmije të uritur – Historia e fotos që drithëroi gjithë botën

Në vitin 1980, fotoreporteri Mike Wells shkrepi këtë imazh të dorës së një misionari katolik, që mbante dorën e një fëmije që po vdiste urie.
Dora e një qenie njerëzore të uritur.

Fotoreporteri foli për revistën Holland Herald. Ai tregoi se në vitin 1980 shkoi në Afrikë për punuar me fondacionin të “Save the Children”

Ai e shkrepi këtë foto gjatë një dite të zakonshme në Ugandë, kur predikuesit e fesë po shpërndanin ushqime për njerëzit që vuanin urie. Një prej tyre shpjegoi se djaloshi në fotografi ishte vetëm 4 vjeç. Ai vuante urie si gjithë të tjerët. Përballej me etjen e rraskapitej sa andej-këtej për të kërkuar një copë bukë.

Në Karamoja, Ugandë, mungesat e ushqimit nisën pas thatësirës së vitit 1978. U thanë bimët dhe gjithçka u përfshi nga sëmundjet. Duke mos qenë një vend me leverdi për qeverinë e Ugandës, Karamoja u la në mëshirën e fatit për dekada me radhë.

Gjithë kjo harresë e institucioneve shkaktoi një situatë alarmante në fillim të vitit 1980. Familjet s’kishin më ushqime dhe vdekjet nga uria nisën të shtoheshin dita-ditës. Kështu, misionarë nga vende të ndryshme të botës, ngritën si të thuash një Program Botëror të Ushqimit në ndihmë të rasteve të tilla. E ja kështu, në këto rrethana u shkrep fotoja më sipër.

Mike Wells fitoi më vonë çmimin “World Press Photo” për shkrepjen që drithëroi gjithë botën, transmeton “Rare Historical Photos”

Ai u shpreh se i vinte turp nga vetja që bëri atë fotografi, do të donte të mos e kishte bërë kurrë, por ndonjëherë gjërat duhen bërë që të tundin botën nga themelet e t’i thonë: “Shiko ku jemi!”.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra