E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Dje, Tirana dhe Shqipëria na dhanë një shembull të demokracisë në veprim

Nga HARRY BAJRAKTARI – Nderi i Kombit

Me mijëra vetë u mblodhën për protestën “Shqipëria në rrezik” të drejtuar me sukses nga Prof. Dr. Sali Berisha.

Nuk ka demokraci pa një opozitë të fuqishme. Protesta e djeshme tregoi se shqiptarët nuk do të pranojnë që t’u shkelen të drejtat, nuk do të pranojnë skandalet e korrupsionit që po zbulohen çdo ditën e që dëshmojnë përzjerjen e zyrtarëve të lartë socialistë. Nuk do të pranojnë shtrenjtimin e papërballueshëm të jetesës në një kohë kur bizneset me lidhje politike pasurohen me ndihmën e pushtetit. Nuk do të pranojnë një qeveri që bën aleancë me Beogradin, për Ballkan të Hapur që përjashton Kosovën dhe interesat kombëtare shqiptare në rajon.

Këto politika vërtet që e vendosin Shqipërinë në rrezik sepse vendi po zbrazet nga emigracioni. Rinia dhe profesionistët vazhdojnë të largohen.

Shqiptarët nuk duhet të rrinë heshtur e mënjanë. Duhet të ngrenë zërin. Të organizohen e mobilizohen për ndryshim politik. Demokracia nuk funksionon nëse nuk ka një opozitë të fortë dhe nuk ka ndryshime në qeveri e pushtet.

Pas gati 10 vitesh, te Edi Rames në krye të qeverisë dhe ku partia e tij mban gjithe pushtetin, koha ka ardhur për ndryshim.

________________________

Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës “Illyria” (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat & Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra