E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Ded Zef Malaj

Njëri nga djemtë e mrekullueshëm të Nikaj Merturit ka ndërruar jetën në këtë ditë tetori, Ded Zef Malaj. Dhe një gur irëndë, dhe një lis tjetër i kësaj krahine është shuar këtë ditëtetori. Një dhimbje e thellë më ka pushtuar këtë ditë, pasi DedZef malaj ishte njëri nga përfaqësuesit e mrekullueshëm dhe me vlera të kësaj krahine tipike- tradicionale të Nikaj– Mërturit. Një personalitet shpirtërorë, i lidhur fort me tradita, zakonet, njerëzit, jetën dhe krenarinë e Nikaj– Merturit, ai mbeti një nikaj– merturas i vërtetë. I lehtë dheu të qoftë DedZef Malaj!

Në përcjelljen për kujtimin e djalit nikaj– merturas po ju sjell në vëmendje pjesa e jetëshkrimit për Ded Zef Malaj, në librin që është në proces botimi timin mbi historinë dhe bashkëkohësinë e Nikaj– marturit, titulluar “Nikaj– Mertiringa historia deri sot….”

Lindi në Shëngjergj të fisit të Mërturit, më 3 prill 1962. Ai pasi mbaroi shkollën fillore e 8-vjeçare në fshatin e tij të lindjes, u dërgua nga familja në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë, shkolla “Asim Vokshi”, të cilën e mbaroi me rezultate të mira. Sapo mbaroi shkollën e mesme filloi punë në arsim, duke u emëruar si mësues 8- vjeҫarjeje në Shëngjergj, Qeresh dhe Mulaj dhe përsëri në Shëngjergj gjatë viteve 1981-1997. Gjatë kësaj periudhe mbaroi edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, dega gjuhë-letërsi.

Në fillim të vitit 1997, emërohet sekretar i Komunës Lekbibaj, deri në vitin 2003 dhe në zgjedhjet e vitit 2003, populli i Nikaj–Mërturit i dha atij votën për kryetar komune, për 4 vjet 2003-2007.

Pasi i mbaroi mandati Deda nisi punën si i vetëpunësuar, deri në vitin 2015, pjesërisht me banim në Lekbibaj e më pas i vendosur familjarisht në Tiranë

Në vitin 2015, ai rifutet në arsim dhe emërohet drejtor i shkollës “Isa Boletini”, “Arbëria” dhe së fundmi tek shkolla “Lidhja e Prizrenit”.

Ded Zef Malaj, trashëgoi dhe ruan një karakter të fortë e këmbëngulës për punën dhe çuarjen deri në fund të detyrave të ngarkuara. Dallohet si njeri aktiv dhe krijues në punë, ndaj gjatë periudhës si sekretar në komunë, e veçanërisht si Kryetar i saj, ndërmori shumë nisma, duke i realizuar ato me sukses. Ndër më kryesoret përmendim:

– Rikonstruksionin e shkollës së mesme në Lekbibaj

– Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeҫare Tetaj

– Riparimin e rrugës Btoshë–Tetaj-Shëngjergj-Fushë-Fierzë.

– Ndërtimin e urës së madhe mbi lumin Mërtur, që lidh Tetaj–Lekbibaj.

– Ndërtimi në Logun e Shkozës të dy antenave celulare, të AMC dhe Vodafon

Por meritë të veҫantë, siҫ thotë ai në një intervistë, “siҫ doli natyrshëm”, ishte angazhimi i tij, duke shfrytëzuar gjithë aftësitë njerëzore lokale e sidomos ato forca intelektuale jashtë juridiksionit të komunës, të larguarit, tashmë në shumicë, thënë ndryshe, duke fokusuar të gjitha burimet, brenda e jashtë hapësirës që të gjithë së bashku t’i japim një impuls të ri zhvillimit qytetar e integrimit, veçanërisht bashkimit për vazhdimësinë, njohje dhe njohjen më të mirë të vetvetes, nëpërmjet historisë, të cilat do të përmblidheshin në një të vetme në ngritjen e  Shoqatës Atdhetare, shoqërive kulturore të Nikaj–Mërturit.

Fill pas krijimit të kësaj shoqate, në numrin e parë të gazetës së saj, Ded Malaj shkruan: “tungjatjeta Nikaj–Mërtur. Pavarësisht diversitetit të mendimeve, zona jonë, mençuria e saj, intelektualët e së kaluarës dhe të së sotmes në çështje madhore, në gjëra me interes të përbashkët, kanë dalë si një zë i vetëm, udhëhequr nga dëshira vullnetmirë për të bërë diçka të dobishme për krahinën, grupi nismëtar qe i njëzëshëm të krijohet shoqata ‘Nikaj–Mërtur’”… Dedë Malaj, gazeta Nikaj–Mërtur nr 1, qershor 2006, fq 1.

Tiranë, tetor 2020                                                                                                     Pjetër Meta

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra