E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

DASHURUAR ME DIELLIN – Cikël poetik nga: Drita Lushi

Hyrje:

Unë nuk jam as astrologe, as shkencëtare!
Por në fund të fundit edhe këta njerëz janë, e si te tillë na bashkon logjika.

Përderisa jeta n
ë Toke nuk lindi brenda një ditënate, nuk ka pse të shkatërrohet brenda nje dite apo date.
I besoj teorise së evoluimit sesa të shkatërrimit dhe asgjësimit.
Une nuk e di se cfarë do të ndodhë, natën e datës njezet e një dhjetor, sepse do jem duke fjetur ashtu si cd
o natë me familjen time të dashur, por e NDIEJ dhe BESOJ, se si do të jetë data Njëzet e dy. 

Në këte cikël poetik, vendosa të sjell vetëm lirika dashurie, si FORCA që mban BOTEN dhe TOKËN  në KEMBË, e si VAZHDIMËSIA E JETËS!

                                     —————-

NJËZET E DY DHJETOR

Dielli përsëri

buzë kodrës,

detit,a liqenit do të LINDË,

e do  të na buzeqeshë

i veshur në ar.

Me shumë se shpirtrat,

sytë do na ndricoje,

me  Jeten që asnjëherë

s’do perëndoje!

E ne nga lumturia

do të duhemi  më fort,

mbi  këtë Tokë të lashtë,

qe kurrë, kurrë, s’ka mort!

Ne, dashuruar do t’jemi

përjetësisht  me diellin

qe s’na braktisi,

e Jetën tonë do ta mbushë

më  plot… plot!

———

 DIMËR…

Dimër. 
Ftohtë.
Flokët e dashurisë
derdh mbi gjoksin tënd 
ngrohtësi të të jap.

Ndjej drithërimat e tua,
jo nga dimri i acartë,
por nga prekja ime.

Është dimër. Ftohtë.
Krëhëri i gishtave të tu
më ngroh, teksa lehtë
m’i përshkon.

Dimër.
Ftohtë.
Në vatrën e shpirtit tënd,
prushin ndezur gjeta.

     ——-

NJË DREJTIM
Të gjitha rrugët

më çojnë drejt teje.

Më çon zemra,

që ty të ka rrahje.
Më çon fjala

qëndisur me mëngjesin.
Më çon shpirti

bashkë me universin.

Të gjitha rrugët

të sjellin drejt meje.

    ————-

PLANETET E DASHURISË

Në prehër të qiellit skicoj
forma yjësish,
ndërtoj një galaktikë
ku unë e ti të jemi hëna dhe dielli
e femijët tanë të jenë yjet,
kometat na bëjnë hije
kur ne udhëtojmë me meteoret
në orbita të reja në kërkim të planeteve
të përveçëm me iniciale dashurie “D”.

            —————–

UNË DHE DIELLI  

Një ditë dielli,
si një djalë,
më shkeli syrin
e tij të bukur,
e unë
i fala buzëqeshjen.

Kaluan vite
e me diellin
në dashuri rashë,
me shkelje sysh
e buzëqeshje t’arta.

Porsa vinte nata,
ma merrte dashurinë,
e unë mëngjesin prisja,
diellin tim të kisha.

Histori e hershme
kjo e jona;
e lashtë sa vitet e mia.
Unë per diellin do jem
tokësorja,
ai për mua do t’jetë
gjithësia.

  ———-

PRANVERË Dita ime pi Diellin
në një kupë të gjelbër Pranvere,
nësa unë, ulur në poltronën e kaltër të qiellit,
shoh si meteorët përtypin retë
për të më lënë veç
me qiellin,
ditën,
Diellin
dhe Pranverën.

Planetet na kanë zili mua dhe Tokën.

S’është faji im, që dita ime ndrin 
nga dielli, që pi qysh në lindje ….
Pranvera ka ardhë…e unë përdore me të

shëtis e lumtur universin.

  ————–

LIMANI IM  

Kam një liman 
qetësie,
oaz për ëndërrat
dhe dashurinë time.

Kam një liman

ku vetëm unë di të hyj:
në limanin e kaltër
mbështes kokën
e valëzoj ëndërrave,
prek brigje ujëvarash,
që rrjedhin mbi liman,
e buzët e mbrëmjes
i ngjyej me të kuq dielli.

Unë, e përndezur,
puth në heshtje
qetësinë mbretërore
të limanit tim,
dhe zgjoj  
njëmijë Çirce të fshehura 
brenda trupit të tij, 
e robinjë e lidhur
ngel:
robinjë e çmendur
e oazit tim.

——————–

(20 dhjetor 2012)

-Per Limit.al Fillim Prilli 2020-

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra