E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çmimi Nobel në kimi për “revolucionin e evolucionit”

Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter vlerësohen me Çmimin Nobel për zbulimeudhërrëfyese në fushën e enzimave dhe proteinave. Studimet e tyre janë vendimtare për mjeksinë dhe biokiminë.

Schweden Stockholm Gewinner des Chemie Nobelpreises (Reuters/TT News Agency/J. Ekstromer)

Frances H. Arnold, George P. Smith dhe Gregory P. Winter vlerësohen me Çmimin Nobel për zbulimeudhërrëfyese në fushën e enzimave dhe proteinave. Studimet e tyre janë vendimtare për mjeksinë dhe biokiminë.

Frances H. Arnold si dhe George P. Smith e Gregory P. Winter ndajnë sivjet Çmimin Nobel në kimi. Këtë e deklaroi Göran Hansson, sekretar i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore të Shkencave në Stokholm.

Komiteti Nobel vlerëson arritjet e tre biokimistëve në nisjen e “një revolucioni mbi bazën e evolucionit”, deklaroi Cleas Gustafson nga Instituti për Biomjeksinë në Universitetin e Gëteburgut. Hulumtimi i tyre ka qenë thelbësor për të kuptuar proteinat në evolucion dhe proceset mjekësroe. Frances H. Arnold nga California Institute of Technology ka publikuar më  1993 një artikull për evolucionin e qëllimshëm të enzimave. Ajo ka treguar, se si enzimat ndryshojnë dhe përmirësohen ndër breza.

Metodat e saj gjejnë aplikim në studimet kimike dhe mjekësore dhe në prodhimin e medikamenteve, karburanteve bio dhe shumë produkteve të tjera.

Viruset për përdorim në bioreaktorë

George P. Smith nga Universiteti i Missouri në Columbia në SHBA ka hulumtuar bakteriofaget. Këto janë viruse, që janë në gjendje të transmetojnë informacionin e trashëgimisë në qeliza.  Ai vlerësohet me Çmimin Nobel për zbulimin e fagen-displays. Kjo është një metodë, me të cilën segmente të caktuara proteine mund të përçhen tek bakterofaget, për t’u dhënë atyre një funksion të caktuar, që mundëson përpunimin e proteinave.

Gregory P. Winter ka hulumtuar në Universitetin e Cambridge në fushën e të ashtuquajtruve antitrupa monoklonal. Ai e ka zhvilluar më tej metodën fagen-display. Ai me këtë metodë ka zhvilluar një medikament të quajtur Adalimumab. Ky ishte i pari medikament me antitrupa tërësisht të njeriut. Ai shërben për të trajtuar sëmudje kronike të kolitit si Morbus Crohn.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra