E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Cila është origjina e ”Black Friday”?

“Black Friday”, a e dini se nga ka ardhur ky emërtim dhe çfarë personifikon?

”Black Friday” njihet si dita pas Ditës së Falënderimeve, emri i saj lidhet me dy gjëra plotësisht të ndryshme.

Kryesisht identifikohet me të premten e uljes së çmimeve, si dita e parë e sezonit të lirimeve që vazhdon deri në Krishtlindje.

Por njëkohësisht Emri i Premtes së Zezë përdoret gjithashtu për t’iu referuar 24 shtatorit 1869, datë e një paniku financiar në SHBA, shkaktuar nga spekulatorët e arit.

Në anën tjetër Departamenti i policisë së Filadelfias vendosi këtë emërtim për të përshkruar kaosin e krijuar me rastin e tollovive gjatë blerjeve. Zakonisht shënohet kaos në trafik, por edhe një rritje të krimeve si dhunë apo vjedhje.

Po ashtu besohet se termi e Premte e Zezë rrjedh nga koncepti që bizneset operojnë me humbje financiare, ose janë “në të kuqe”, deri në ditën pas Ditës së Falënderimeve, kur shitjet masive më në fund i lejojnë ata të nxjerrin një fitim ose t’i vënë ato.

E hëna e zezë ndodhi në 19 tetor 1987 kur bursa pësoi një rënie për 22%. E mërkura e zezë në 22 tetor 1929 dita që shënoi nisjen e Depresionit të madh, që u ndoq nga e marta e zezë ku pavarësisht tentativave të investorëve bursa ra me 11%.

Prandaj pronaret dyqaneve donin që ky emër të lidhej në diçka pozitive kështu që i përcaktuan si ditët ku shërbimet dhe produktet që ofronin, njerëzit mund t’i blinin me çmime fare të lira ku uljet arrinin deri në 70%.

Situata më e rëndë e dhunës e regjistruar nga policia është e premtja e zezë e 2010 ku kishte 10 viktima dhe 111 të plagosur.

Emri për herë të parë është regjistruar zyrtarisht në 1966 nga Earl Apfelbaum

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra