E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Çfarë të bën të lumtur, sipas shenjës së horoskopit

Dashi: Nuk ka asgjë që mund ta gëzojë një Dash më shumë se sfidat e përditshme. Janë të parët që hidhen, që nisin një lojë të rrezikshme. E adhurojnë adrenalinën dhe risinë.

Demi: Demi e ka të nevojshme paqen, e dashuron ndjesinë e qetësisë, kohën për të menduar dhe analizuar. Prandaj duan të kenë gjithmonë një axhendë të qëndrueshme, ku të përfshihet patjetër edhe koha e relaksit.

Binjakët: Nëse nuk flasin, Binjakët duan patjetër të lexojnë, shkruajnë mesazhe apo edhe artikuj në blogje. Nuk ka gjë që Binjakët ta shijojnë më shumë se vënia e imagjinatës në lëvizje, kurioziteti dhe ideja se mund të thonë diçka interesante në bisedë.

Gaforrja: Gaforret nuk duan asgjë më shumë në botë se ndjesia se dikush i çmon, i do, kujdeset. Vetë Gaforres i pëlqen t’i ndihmojë të tjerët e të kujdeset për ta, por e kërkon këtë edhe te të tjerët. Gaforrja është shenjë tejet familjare; lumturia e Gaforreve varet nga siguria që i krijohet.

Luani: Nëse komplimentoni një Luan, e keni bërë të lumtur. Luanët e adhurojnë ndjesinë e të qenit “ylli” i situatës, edhe kur janë në prapaskenë. Janë të vetëdijshëm, por e kanë shumë të rëndësishme që edhe të tjerët ta dinë e t’ua thonë sa të mirë janë. Nëse i përkëdhelni në këtë aspekt, do të jenë shumë besnikë e mbrojtës ndaj jush.

Virgjëresha: Virgjëresha ka instiktin e të ndihmuarit të të tjerëve, nuk i thotë kurrë “jo” dikujt që ka nevojë të ndihmohet. Por që të vijojë ta bëjë këtë, duhet t’i vini në dukje inteligjencën, pasi kjo e motivon shumë. Po ashtu, për Virgjëreshat, është shumë e rëndësishme mirënjohja, t’u thoni që janë miq të mirë.

Peshorja: Si një shenjë në kërkim të ekuilibrit, Peshorja nuk e pëlqen sfidën, luftën, kërkon harmoni mes të gjithëve. Nuk është shënjë altruiste, përkundrazi, thellësisht egoiste; nuk mund të ndihet mirë në një ambient jo të qetë.

Akrepi: Shenja më misterioze e horoskopit ndihet mirë dhe e mbrojtur sa më pak gjëra të dihen mbi të. Akrepi mund të ketë frikë nga informacionet që dalin për të, pasi ndihet i ekspozuar ndaj të tjerëve, madje nuk i pëlqen aspak ta kenë në dorë. Nga ana tjetër, për të barazpeshuar jetën e izoluar, do të ketë dikë që t’i besojë e të mund t’ia thotë të gjitha.

Shigjetari: Njihet si shenja më aventuriere. Një Shigjetar do ta gjejë patjetër mënyrën për të eksploruar diçka të re. Edhe nëse nuk udhëton dot, që është pasioni i madh i një Shigjetari, do të kërkojë të rrethohet nga njerëz të rinj interesantë, që të qeshin me shakatë e tij.

Bricjapi: Nëse nuk ia bëni me dije se e respektoni nj? Bricjap, i hiqni një prej gjërave më të rëndësishme të jetës: statusin. Bricjapi jeton për statusin dhe bën gjithçka që të arrijë aty ku do, ndaj ta respektoni, është më e pakta që mund të bëni.

Ujori: Një Ujor kërkon të jetë ndryshe, unik. Për të është e rëndësishme që të tjerët ta dinë këtë. Ata jetojnë me standardet e veta, pa u ndier të detyruar të jenë pjesë e rrymës. Nga ana tjetër, adhurojnë të bëjnë biseda të thella, mbi aspekte të pamenduara, nga të cilat mund të zbulojnë gjëra të reja dhe mbi të gjitha, të ndihen interesantë.

Peshqit: Kjo shenjë kaq e ndjeshme dhe kaq ëndërrimtare nuk mund ta zhvillojë imagjinatën në mes të zhurmës. Të qenit vetëm është diçka e domosdoshme për ta, sepse duan të mendojnë. Po kështu, vlerësojnë praninë e atyre që i kuptojnë thellë, pa qenë e nevojshme të flasin.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra