Karantina i bën bashkë Brad Pittin dhe Angelina Jolien
Angelina Jolie ka vendosur të vetizolohet në Kaliforni së bashku me fëmijët e saj.
Jolie ka qëndruar së bashku me 6 fëmijët e saj, por gjithashtu kanë bërë vizita të shpeshta edhe tek babai i tyre, Brad.
Një burim pranë dyshes ka treguar për Harper’s Bazaar se ata po kalojnë momente shumë të bukura pranë njëri-tjetrit duke parë filma.
Burimet kanë shtuar se Madox është kthyer nga universiteti ‘Yonsei’ dhe po vazhdon studimet ‘online’.



