E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BIMËT MEDICINALE: NJËRIN SY TEK BIMA, TJETRIN TEK E ARDHMJA E SAJ – Nga Shpend NIKOÇI – Tropojë

Një tjetër burim natyror i ripërtëritshëm që sjell t’ardhura të konsiderueshme për një përqindje të lartë të komunitetit. Bimët medicinale janë një burim i rëndësishëm të ardhurash për buxhetin familjar për shumë familje në Tropojë dhe përbëjnë një mundësi për shkollimin e fëmijve nga shumë familje , pasi ato fillojnë të shfaqen sapo të shkrihet bora siç është akuliçja dhe vazhdojnë me radhë gjatë gjithë sezonit veror deri në vjeshtë , si lule të ndryshme , herba , rrënjë të bimve të ndryshme dhe fruta pyjor si boronica , manaferra , lajthitë , luleshtrydhet etj , që me t’ardhurat që japin , sigurojnë mbijetesen e një kategorie të fashatarësise me sasi të pakët të tokës , me nundësi të kufizuara të mbarështrimit të blegtorise dhe pa mundësi punësimi . Grumbullimi i këtyre bimëve kërkon një kujdes të veçantë për të mos e dëmtuar ripërtritjen e tyre .

Organet vendore duhet të menaxhojnë këtë aktivitet sa fitmprurëse aq edhe delikat duke e mbuluar me një apo disa specialist për të zhvilluar takime me grumbulluesit në sezonin e vjeljes së çdo bime duke i instruktuar dhe trajnuar grumbulluesit për mënyren e grumbullimit , të mbrojtjes së bimve por edhe të nxitjes dhe aktivizimit të ripërtëritjes së tyre si për shëmbull çaji i malit i cili kërkohet nga tregu lulja bashk me një pjesë kërcell . Çaji duhet të korret me drapër apo me ndonjë mjet prerës dhe jo të tërhiqet , pasi ai shkulet me rrënjë dhe ky veprim e çon çajin drejtë degradimit deri sa vjen një kohë dhe pakësohet deri në humbje . Gentiana ose Sanxi ! Kësaj bime i kërkohet rrënja dhe nxjerrja e komplet rrënjës duke përfshirë edhe rrënjët e holla çon në degradimin gradual të kësaj bime që shtohet nga copat e rrënjëve . Bisedat informuese dhe sensibilizuese duke i trajnuar grumbulluesit e tyre do t’ishin shumë efektive për mbrojtjen dhe ripërtëritjen e këtyre bimëve . Një ndër bimët kryesore të prodhimit të frutave të pyllit është edhe Boronica e cila ka nevojë për një grumbullim të kontrolluar për të menaxhuar vjeljen e frutave që duhet të bëhet pasi të piqet plotësisht për të maksimizuar vlerat shëndetsore dhe cilësinë e frutit nga njëra anë si dhe mbrojtja e bimëve nga dëmtimet gjatë vjeljes së frutave .

Rigjenerimi i burimeve të përtëritshme duhet të bëhet me një normë më të lartë sesa dëmtim që pësojnë gjatë shfrytëzimit . Këto burime të rinovueshme mund tëpushojnë së ekzistuari kur niveli i dëmtimit të tyre nga shfrytëzimi është më i lartë se aftësia ripërtëritëse.

Çdo individ, organizatë apo institucion ka të drejtën për ti përdorur dhe shfrytëzuar burimet natyrore të ripërtëritëshme , të cilat njihen si produkte të ekosistemit dhe janë një rerzerë natyrore publike , por njëkohësisht kan edhe detyrimin moral dhe përgjegjësinë ligjore për t’i shfrytëzuar me kriter , mbrojtur dhe aktivizuar ripërtëritjen e tyre që të sigurojnë treshgiminë e këtyre burimeve për t’ju shërbyer edhe gjeneratave që do vijnë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra