Bashkëthemeluesi i Microsof, Bill Gates, njihet si një person që ka parashikuar përparimet teknologjike, si edhe krizat shëndetësore dhe pandemitë. Në një bisedë në TED Talk në vitin 2015, Gates paralajmëroi se një pandemi do të ndodhte dhe bota nuk ishte e përatitur. Kohët e fundit, paralajmërimet e tij janë përqëndruar në një kërcënim tjetër për sigurinë globale: bioterrorizmin.
Sipas Interpolit, bioterrorizmi i referohet “lëshimit të qëllimshëm të agjentëve biologjikë ose toksinave me qëllim të dëmtimit ose vrasjes së njerëzve, kafshëve ose bimëve me qëllimin për të frikësuar ose detyruar një qeveri ose popullatë që të bëjnë një gjë të caktuar.”
Në një intervistë të fundit me BBC, gazetari britanik Amol Rajan e pyeti Gates se cili ishte sipas tij kërcënimi i madh në të ardhmen me të cilin përballet njerëzimi, për të cilin ne nuk po mendojmë mjaftueshëm.



