E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

BASHI I SMOKTHINËS NË PENËN E PETRIT DERRAJ

Rreth librit të Petrit Derraj “Mbresa nga jeta në Bashin malor”, Tiranë 2022

Nga Luan Imer MEMISHA

Pas artikujve e poezive botuar në shtypin e përditshëm dhe librit tëparë me poezi “I flet zemra zemres”, mësuesi dhe poeti Petrit Derraj ka dalë para lexuesve me librin e dytë “Mbresa nga jeta në Bashin malor”.

Njeri nga njerëzit e shkolluar të këtij fshati është edhe Petrit Derraj që me zgjuarsi e aftësi ka drejtuar arsimin si drejtor shkolle në atë krahinë.

Petriti ka qene mësues e drejtor shkolle, aktivist shoqëror,  është dalluar edhe në jetën e përditëshme në marrëdhëniet me njerëzit, punën e humorin që e ka me shumice, një shpirt i bukur e bujar.

Petrit Derraj është një lab tipik i lindur në ato male të sertë, mësimdhënës, ku ka nxjerrë shumë breza e sot ata i janë mirënjohës mësuesit të tyre. Petriti duket si një copë shkembi nga ato male, rrëzë të cilave gjenden shtëpitë si zgjoje bletësh, që, në pamjen e parë të japin përshtypjen sikur kanë dalë nga shkembi.

Petriti si poet ka derdhur në vargje dhe ka qëndisur cilesitë e trevës nga vjen, dashurinë për vendlindjen duke hymnizuar zakonet dhe traditat e Smokthinës.

Në gjergjefin e poezisë së tij ai ka qëndisur ide dhe emocione njerëzore.

                *        *        *

E ku ka mbyllje më të bukur të vitit, kur një mik të dhuron njëlibër siç ndodhi me mua më 31dhjetor të vitit 2022, kur zoti Petrit Derraj më dhuroi librin për historinë e vendlindjes së tij, Bashi iVlorës.

Libri “Mbresa nga jeta ne Bashin malor”, nuk flet vetëm për historinë e këtij fshati, por në të autori ka futur folklorin, tradita dhe zakone, krijimtarinë e tij poetike për njerëz e tema tëndryshme, dhe krijimtarinë poetike të atorve të tjerë për fshatin, pra është më shumë se histori, është enciklopedia e Bashajt.

Autori na përshkruan Bashajn që ndodhet në prehërin e malit tëTartarit, dhe në afersi të Këndrevices ku ka lindur autori i librit qëanalizojmë, sot me banim në Tiranë.

Fshati pershkohet nga burime bore të shkrirë të dala nga zemra e shkëmbit, me banorë ezeber të kalitur me virtytet më të mira tënjerëzimit, me burra trima e gra kapedane, djem të shkathet si vetetima e vajza të bukura e gjeraqina. Një fshat me banorë me tradita të dëgjuara, bujarë e mikpritës. Në Bashaj, po të shkosh njëherë ke dëshirë të kthehesh përsëri në atë ambjent bujar e miqësor, ata të presin me zemër në dorë. Bashaj ndodhet në krye tëfshatrave të Smokthinës, dhe nga emri domethënës që ka, kuptojmë, kreun, kokën, ballin e fshatrave, të parin fshat rrëzëmaleve. Aty dora e njeriut të mënçur e punëtor ka ndërtuar shtëpi,mullinj bloje etj., duke shfrytëzuar terrenin e burimet e ujit qëburon nga mali, dhe një bujqësi me rendiment e pemëtari të mirë. Aty kanë banuar që në kohërat e para njerëz punëtor e të mençur.

E lexova librin me interes dhe kërshëri dhe e kam renditur sot ne bibloteken time.

E çmoj dhe e vlerësoj punën e z. Petrit, sepse librat më gëzojnëshumë, latinët thone: kush dhuron nje liber dhuron nje trendafil.

Këtu më erdhi ndërmend edhe një shprehje tjetër që, kur të bëhetlufta me libra, bota do jetë më e mirë, larg armëve.

Ai që dhuron kënaqet më shumë nga ai që e merr dhuratën. Nëlibrin që analizojmë do të gjejmë jo vetëm veçoritë e fshatit Bashaj, por edhe pjesë të fshatrave të krahinës së Mesaplikut, ashtu siç gjeta unë pjesë të vendlindjes time Lepenicës, e kjo ështënjë nga vlerat e këtij libri. Autori i ka përshkruar fiset dhe banorët e fshatit kaq mirë e bukur sa që të duket sikur ti ke jetuar me ta, nëmes të banorëve në Bashajt, në davete, biseda, dasma e gosti,kuvende burrash dhe përcjellja e njerëzve që kanë punuar gjithëjetën. Bashajt kanë një komunikim e respekt që i ngrohin zemrënmysafirëve, ata të freskojnë në vapën e beharit e të ngrohin nëdimrat e egër kur ato male ngarkohen me borë. Autori na përshkruan edhe malët ashtu si fshatin me pemë e gjethe. Lart nëmale lulëzojnë bimët e ndryshme medicinale si çaj, rigoni e frutatë egra ku fshatarët i shijojnë dhe i mbledhin për vete e për tregëti.Rrobat e tyre bien erë trëndelinë. Fshati, thotë Petriti, ka gjallërigjithë vitin që nga maj lulerritës, gjithë beharin e dimrin, aty zienjeta pa ndalim. Për këto mrekulli të natyrës e të njerëzve punëtorëe të mënçur shkruan prof. Petriti në librin e tij. Po ashtu ai përshkruan ngjarjet historike, në kohë të ndryshme, si dhe doket e zakonet, fisnikërinë njerëzore si në kohë paqje e në luftë, ku spikattrimeria e zgjuaresia e tyre.

Autori i përshkruan fshatarët e tij, se kanë qenë në vijën e parë tëluftës për liri e pavarësi. Ai përshkruan edhe për akte fisnike e tëzgjuara, ku janë pajtuar shumë grindje e mosmarrëveshje tëndryshme. Bashajt kanë luftuar dhe kanë dhënë edhe jetën për liri e drejtësi dhe autori i përshkruan me dashuri dëshmorët që kanërënë në luftë për liri, në krye të të cilëve qëndron Qeriba Derri, nga fisi autorit, “Heroinë e Popullit” . Sakrificat, vuajtjet,raprazaljet nga ndjekjet e pushtuesve fashiste e naziste, që autori sinjë intelektual i ndieshem i përmend në libër, ato që ka dëgjuarnga të parët e tij e ato që ka lexuar e studjuar, përfundime që i rendit në libër. Autori është ndalur edhe në dashurinë dhe mirëkuptimin që fshatarët e tij kanë shfaqur gjatë gjithë jetës ndërmjet tyre.

Gjatë leximit të këtij libri unë pash si në një film jetën e Labërisë, pashë të dalin në dritë tregimet e kujtimet e bukura të jetës sëLabërisë.

Përshkrimet që bën Petrit Derraj në librin e tij më kujtuan miqtë e shokët e mi nga ky fshat fisnik. Miku i babait tim veterani patriotShaqo Derri i cili shpehej me mirënjohje për të parët e mi për strehimin gjatë Luftës Antifashiste. Kam njohur Safetin e të birinFiqiri Barxhaj, Nebi Zogun e te birin Rrapon. Ismet Derrin e kam njohur mire. Kur donte të lidhte një krushqi, më pyeti mua, sekush është shtëpia e parë në Lepenicë?  Shtëpia ime i thashe unë,me shaka.

Libri përfundon me fiset e fshatit Bashaj, si për të treguar së prof. Petritit nuk i ndahet shpirti nga vendlindja e tij.

Ke bërë një libër të mire e me vlera prof. Petrrit Derri, libër që do ti rezistojë kohës e do të frymëzojë të rinjtë që vijnë pas nesh.

Petriti ua dedikon librin tre femijve te tij, sot ata kanë jetën e tyre, ku punojnë dhe trashëgojnë virtutet më të mira të të parët e tyre.

Këto rreshta modeste janë një vlerësim i merituar për librin e Petrit Derraj “Mbresa nga jeta ne Bashin malor”.

Urime për vepra të tjera më të mirë.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra