Një bar-kafe në Spanjë është bërë i famshëm pasi në faturë u shton klientëve të pavendosur një tarifë shtesë.
“Avenida 55” është bërë virale në rrjetet sociale për risinë që ka futur: 0,2 euro plus atyre që nuk dinë se çfarë të porosisin.
“Klientëve që nuk dinë se çfarë të porosisin dhe atyre që kërkojnë kafe të rralla dhe të çuditshme, t’u shtojmë 0,2 euro në totalin e pagesës. Për shembull, një kafe me qumësht të ngrohtë soje, pa shkumë dhe me sakarinë, kushton pak më shumë”, thekson pronari i bar-kafesë.



