E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

AVNI PONARI MERR DEKRETIMIN E VAZHDIMËSISË SI “KONSULL I PËRGJITHSHËM NDERI I JAPONISË NË SHQIPËRI”

Më datë 12 shtator, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, SH.T.Z Makoto Ito, i dorëzoi Z. Avni Ponari ҫertifikatën e riemërimit të tij si “Konsull i Përgjithshëm  Nderi i Japonisë në Tiranë”.

Me rastin e riemërimit të tij si Konsull i Përgjithshëm i Nderit të Japonisë në Tiranë, Ambasadori Ito i shprehu mirënjohje  Z. Ponari për përkushtimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Japoni – Shqipëri. Ambasadori Itoshprehu gjithashtu besimin  se Z. Ponari do të vijojë të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis vendeve tona.

Sh.T.Z. Avni Ponari – Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri që prej shtatorit të vitit 2009, me rastin e riemërimit të tij në këtë detyrë diplomatike, u shpreh publikisht dhe në rrjete sociale:” Sot në një takim me Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Sh.T.Z Makoto ITO, pata kënaqësinë dhe nderin e veçantë të merrja dekretimin tim të vazhdimsisë si “Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë në Shqipëri”. Ndjehemi mirënjohës dhe thellësisht i nderuar që të vazhdoj t’i shërbej një vendi të madh si Japonia dhe në të njëjtën kohë vendit tim, duke mundësuar përkthimin e praktikave më të mira të të bërit biznes të Japonisë në Shqipëri”.

Tiranë, 12 shtator 2019

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra